26-11-2024

Lëndohet biçiklisti në Prizren

Në Prizren është raportuar për një aksident trafiku ku i dyshuari biçiklisti, për shkak të mos përshtatjes së shpejtësisë ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga, transmeton Gazeta e Prizrenit.

Sipas policisë, rasti ka ndodhur dje, ndërsa të njëjtit i është ofruar ndihma mjekësore dhe sipas mjekut i dyshuari ka pësuar lëndime të rënda trupore.

“Sipas mjekut gjendja shëndetësore e tij është stabile dhe vazhdon tretmanin në shtëpi. Është konsultuar prokurori i shtetit dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e policisë. /GazetaePrizrenit.net

Asnjë koment

Comments are closed.