Lëndohet në vendin e punës një person në Zym të Hasit
Një person ka kërkuar trajtim në Spitalin e Prizrenit, pasi sipas Policisë, ishte rrëzuar në vendin e punës dhe kishe pësuar lëndime trupore.
Referuar policisë, viktima gjendet jashtë rrezikut për jetë.
Rasti ndodhi në fshatin Karashengjergj të Hasit, ndërsa policia e ka iniciuar si “rrezikim i sigurisë në vendin e punës”.
“Është dhënë informata se në spitalin rajonal në Prizren ishte paraqitur viktima mashkull kosovar i cili kishte kërkuar ndihmë për shkak se deri sa kishte qenë duke punuar, ishte rrëzuar dhe kishte pësuar lëndime trupore. Viktima është jashtë rrezikut për jetë dhe është duke marrë tretman mjekësor”, thuhet në njoftimin e plotë