Lëndohet një person në Rahovec, dyshohet se pla*gosi veten
Një person ka kërkuar ndihmë mjekësore në QKMF-në e Rahovecit, pasi ishte plagosur në këmbë, me armë zjarri.
Sipas njoftimit të policisë, viktima dyshohet të ketë plagosur veten.
“Njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe gjatë kontrollit kanë gjetur dhe sekuestruar dy pistoleta (njëra me gas), një karikator pa fishekë, një karikator me dy fishekë me gaz, një gëzhojë, katër thika dhe një shufër metalike”, thuhet në njoftimin e policisë.

Bëhet e ditur se rasti është proceduar në procedurë të rregullt, teksa i dyshuari është duke vijuar trajtimin mjekësor./IO

