Vetaksident në rrugën Landovicë – Gjonaj ( Has ), lëndohet një shofer
Një person është lënduar si pasojë e vetaksidentit që ndodhi në rrugën Landovicë – Gjonaj të Hasit, raporton Gazeta e Prizrenit.
Sipas Policisë, rasti ndodhi dje në mbrëmje si shkak i mospërshtatjes së shpejtësisë nga ana e drejtuesit të automjetit.
Raporti nga PK:
Rr. Landovicë – Gjonaj, Prizren 16.07.2023 – 18:00. Deri tek aksidenti i trafikut ka ardhur si pasojë e mospërshtatjes së shpejtësisë së kufizuar nga ana e drejtuesit të automjetit, me ç’rast i njëjti ka humbur kontrollin mbi automjet duke dalur jashtë rruge. Lëndime trupore ka pësuar drejtuesi i automjetit mashkull kosovar të cilit i është ofruar ndihma mjekësore. Rasti nën hetime.