Lëshohen paratë për komisionerët që punuan në raundin e dytë të zgjedhjeve
Për të gjithë ata që kanë punuar në raundin e dytë të zgjedhjeve me 14 nentor 2021, konkretisht në balotazhin e komunave, ju njoftojmë se nga sot kanë filluar të ekzekutohen mjetet në xhirollogarit e tyre bankare.
Këto pagesa këto po bëhen për raundin e dytë të zgjedhjeve në komunat ku kandidatët për kryetar ishin në balotazh, raporton TV Prizreni.
Gjatë këtyre zgjedhjet lokale, që u mbajtën më 17 tetor, pagesat për komisionerët ishin kryer më herët ndërsa për raundin e dytë të zgjedhjeve të 14 nëntorit nga sot ka filluar të bëhet ekzekutimi i mjeteve./tvprizreni.net