20-01-2025

Lëvizja Vetëvendosje gjobitet për tubimin në Prizren

Lëvizja Vetëvendosje është gjobitur për një tubim që ka mbajtur këtë të shtune në qytetin e Prizrenit.

Këtë e bëri të ditur Edon Muçaj, drejtor i Inspektoratit në këtë Komunë.

“Është e vërtetë LVV-ja është gjobitur për tubimin e mbajtur në shkollën “Mustafa Bakiu”. Në teren pas orës 16:00 janë inspektorët komunal në bashkëpunim me inspektorët Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë në Kosovë (AUVK)”, ka thënë Muçaj.

Komuna e Prizrenit drejtohet nga Mytaher Haskuka, i cili është nga subjekti i LVV-së. /Klan Kosova/

Asnjë koment

Comments are closed.