“Lidh Shkodrën me Gjakovën”, Rama ndan pamje nga punimet në Rrugën e Dukagjinit (VIDEO)
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka shpërndarë pamje nga punimet në “Rrugën e Dukagjinit” e cila lidh qytetin e Shkodrës me atë të Gjakovës.
Siç bën të ditur Rama në një postim në Facebook, kjo rrugë është në ndërtim e sipër.
“Rruga e Dukagjinit apo aksi Prekal-Lotaj-Ndërlysaj, është një ndër segmentet me të rëndësishme të veriut të vendit, që lidh Shkodrën me Lekbibaj në Tropojë e në vijim me Bajram Currin, luginën e Valbonës si dhe me Gjakovën në Kosovë”.
“Rruga është ende në ndërtim e sipër, ku aktualisht është mbyllur loti 1, Prekal-Kir prej 17 km, dhe ka filluar loti i dytë Kir-Ndërlysaj
Ky investim ka një impakt të madh jo vetëm për banorët e fshatrave përreth, Kir, Prekal, Shosh, Shalë, Bradhosh, Xhan, që i lidh me Shkodrën, por mundëson edhe kompletimin e gjithë rrjetit rrugor të Alpeve në funksion të zhvillimit të turizmit dhe ekonomisë rurale”, shkruan ai. / KK