Lidhësja e djepit i rrëshqiti, detaje nga v*dekja e foshnjës nga Malisheva
Lidhësja iu vendos për t’ia mbajtur duart, por i rrëshqiti deri te qafa e frymën ia ndali.
E dëmtimeve që pësoi e lidhur në djep, një foshnje 9 muajshe, nuk arriti të ju bëjë ballë, ani se u trajtua gati për 2 javë në intensivën pediatrike.
E vogla nga Malisheva, që dyshohet se u ngulfat në gjumë, vdiq në QKUK, të premten.
Ndryshimet në gjendjen e vajzës që nuk arriti ti mbushë 1 vjet, i kishte vërejtur stërgjyshi i saj, që sipas burimeve të Klan Kosovës, kishte gjetur foshnjën në djep me lidhësen që i kishte rrëshqitur tek fyti.
Gjithë ky rast fatkeq ndodhi tek dajtë e bebes, në Gjinoc në Suharekës, derisa për të ditur krejt çka ndodhi po merren edhe organet e rendit në Prizren, qytet ku edhe ishte dërguar për mjekim fillimisht.
Për këtë tragjedi, televizioni kontaktoi me familjen, mirëpo të njëjtit refuzuan të flasin për shkak të ndjeshmërisë së rastit./Klankosova