24-11-2024

Ligji për Paga në Kushtetuese/ Si do të paguhen zyrtarët publikë dhe a do të vendos Gjykata, Masë të Përkohshme?

Pagat në Sektorin Publik, me kërkesë për vlerësimin e përputhshmërisë së tij me Kushtetutën.

Ligji për paga, i cili është në fuqi nga muaji shkurt, kishte përcaktuar vlerën e koeficientit të pagës në sektorit publik 105 euro.

Në kërkesën e tij, Avokati i Popullit nuk ka propozuar Masë të Përkohshme për pezullimin e ligjit dhe rrjedhimisht punëtorët e sektorit publik do t’i marrin pagat sipas ligjit aktual në fuqi.

“Mirëpo, vlen të theksohet fakti se Gjykata Kushtetuese sipas detyrës zyrtare mund të vendos masë të përkohshme me qëllim të pezullimit të dispozitave të kontestuar nga Avokati i Popullit, nëse marrja e këtyre masave është në interes publik, edhe kur ky i fundit nuk paraqet kërkesë për një çështje të tillë. Në këtë drejtim, nëse baza (Ligji për Pagat) mbi të cilën tashmë kanë përfituar zyrtarët publik, do të anulohej, do kishim të bënim me pasurim të pabazë (Përveç nëse Gjykata Kushtetuese vendos ndryshe me vendimin e saj) edhe pse në praktikë nuk ka ndonjë rast të kur është vendosur në këtë mënyrë”, ka thënë për IndeksOnline, Eranda Zekaj, Hulumtuese në IKD.

Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) pas analizimit të Ligjit për Paga në Sektorin Publik ka hasur në disa shkelje që tregojnë për probleme serioze kushtetuese dhe ligjore të tij.

Fillimisht, ky ligj nuk ka një zgjidhje adekuate në raport me nëpunësit e sektorit publik të cilët ndikohen negativisht (në aspektin e përcaktimit të rregullave adekuate për mbrojtjen e nëpunësve nga ulja e pagave, që aplikohen për të kaluarën). E ndjekur nga dispozita që bien në kundërshtim me Aktgjykimi nr. KO219/19 dhe në kundërshtim me opinionet e Komisionit të Venecias, të cilat kanë krijuar tashmë praktikë dhe standard ndërkombëtar, në raport me pagat në sistemin gjyqësor dhe prokurorial. Gjersa, në disa raste të tjera kemi gjetur se ligji në fjalë përmban dispozita të cilat paraqesin trajtim të pabarabartë të nëpunësve të sektorit publik, aspekt ky që paraqet shkelje të nenit 24 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës”, ka shtuar Zekaj.

Krejt në fund, ajo ka thënë se Ligji me këto probleme rrezikon anulimin e disa neneve të tij, mirëpo nëse këto nene cenojnë tërësinë e ligjit, ky ligj mund ta ketë fatin e njëjtë sikurse Ligji paraprak, i cili është shfuqizuar nga Gjykata Kushtetuese. /IndeksOnline/

Asnjë koment

Comments are closed.