24-11-2024

Limaj: Kush i bën numrat, e zgjedh qeverinë e re pa shkuar në zgjedhje

Kreu i Nismas Fatmir Limaj ka thënë se kush e ka shumicën mund ta zgjedhë, kryeministrin e ri, pa shkuar në zgjedhje.

Ai e ka kritikuar Haradinajn, që nuk është konsultuar me partnerët, para se me marrë vendimin e dorëheqjes.

Limaj ka treguar se si i ka treguar ministri Shala përmes telefonit se Haradinaj po jep dorëheqje, derisa ai gjendej në ndejë familjare.

Madje Limaj ka treguar se e ka rrezikuar partinë e tij, vetëm që Haradinajn ta bëjnë kryeministër, ngase ia kishte dhënë fjalën.

E madje ka qenë në gjendje të japë dorëheqje nga Nisma, vetëm që ta mbështeste Haradinajn, edhe kur ka bë koalicion me PDK-në.

Derisa duke folur për rrëzimin e qeverisë, ai ka thënë se NISMA, asnjëherë nuk e kishte bë një hap të tillë, shkruan Syri.net Kosova.

Asnjë koment

Comments are closed.