24-11-2024

Limaj thotë se ‘Toni’ e ‘Mici’ u bënë burim frymëzimi i ushtarëve në çdo betejë

Kryetari i Nismës Socialdemokrate dhe zv-kryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj, përmes një postimi në ‘Facebook’, ka përkujtuar heronjtë e kombit, Xhelal Hajdën, Selajdin Mullabazin, Nezir Ymerin, Hamdi Hajrizin dhe Bektesh Hamitin.

Limaj ka thënë se Toni, Mici me bashkëluftëtaret e tyre shquheshin për trimërinë dhe guximin e treguar.

“Me luftën e tyre ata u bënë burim frymëzimi i ushtarëve në çdo betejë. Liria e Kosovës është arritur me gjakun dhe mundin e shumë brezave. I përhershëm qoftë kujtimi për të gjithë dëshmorët e Kombit.

Lavdi dëshmoreve të Kombit”, ka shkruar ndër të tjera Limaj në llogarinë e tij në ‘Facebook’./express

 

Asnjë koment

Comments are closed.