25-11-2024

Limaj tregon nëse do të shuhet NISMA

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka treguar në emisionin Pressing në T7 nëse subjekti i tij do të vazhdojë aktivitetin politik.

Nisma nuk ka kaluar pragun zgjedhor duke marrë vetëm rreth 2% të votave në zgjedhjet e 14 shkurtit. Dështimi në këto zgjedhje ka bërë që të mendohet e ardhmja e kësaj partie, por Limaj i është përgjigjur të gjitha spekulimeve.

“Nisma nuk është në parlament sipas votave do të vazhdojmë me aktivitetin tonë opozitar jashtë tij. Do të vazhdojmë aktivitetin tonë politikisht”, ka thënë ai.

Kur është pyetur nëse do t’i bashkohen listave të partive tjera, Limaj është përgjigjur kështu:

“As nuk bëhet fjalë. Kemi treguar që kemi një bazë të fuqishme. Nesër kemi 7 vjetorin e themelimit. 7 vjet janë shumë. Vajza dhe djem janë rritur në këtë frymë. Në suazat e një procesi normal zgjedhor ne do të ishim në Kuvend. Por ka ndodhur dicka e jashtëzakonshme andaj duhet ta pranojmë dhe te vazhdojmë aktivitetin tonë”, shtoi ai.

Tutje ai ka thënë se Nisma udhëheq bashkë me parti tjera në katër komuna ndërkohë që në Malishevë udhëheqë si fituese.

Asnjë koment

Comments are closed.