24-11-2024

Liqeni i Vërmicës mbushet me ujë (FOTO)

Nuk është thënë kot se “uji është jetë”. Kjo mund të vërtetohet edhe në rastin e Liqenit të Vërmicës, ku reshjet e shumta të shiut që mbretëruan ditët e fundit në Kosovë, kanë bërë që ai të mbushet me ujë, duke gjallëruar këtë pjesë të bukur të vendit tonë, shkruan “GazetaePrizrenit.net”.

Sikur edhe shihet në foto niveli i ujit të liqenit,  tashmë pothuajse ka arritur në kornizat e tij, për dallim nga muaj paraprak, kur në mungesë të reshjeve, liqeni ishte kthyer në një vijë uji.

Vërmica gjendet shumë afër kufirit me Shqipërinë, në jugperëndim të Prizrenit. Matanë ndodhet mali i Pashtrikut, ndërsa kombinimi i ujit, që tashmë ka mbushur tërë sipërfaqen e lumit, dhe pamjet pranverore të malit përbëjnë një atraksion të vërtetë.

Disa nga qytetarët e rajonit të Prizrenit, por edhe më gjerë, sidomos gjatë ditëve të fundjavës, po dalin në piknik dhe peshkim, duke shfrytëzuar pamjet e krijuara mjaft relaksuese në këtë pjesë. /GazetaePrizrenit.net/

Asnjë koment

Comments are closed.