Liria bën dy transferime
Të hënën mbrëma, ende pa nis zyrtarishtë afati kalimtar, drejtues të KF Liria, nënshkruan kontrata me tashmë ish futbollistët e Drenasit, mesfushorin Qemail Elshani dhe portierin Amrush Bujupi, njofton klubi.
‘Ne, po vazhdojmë të rrisim cilësinë në ato pozita, ku kemi nevoj të forcohemi, me qëllim kthimin në Superligë. Jemi të lumtur për këto transferime’, ka thënë drejtori, Enis Gashi, pas nënshkrimit të kontratave.
Ai, paralajmëroi edhe risi të reja ditët në vijim.
Mesfushori i ish-shumë skuadrave me namë, Qemail Elshani, ka pohuar se: ‘ synim ka kthimin në elitë dhe e ka për nder të mbroj ngjyrat e Lirisë ‘ .
‘Me Lirinë synojmë kthimin në Superligë.Me angazhimin e të gjithëve besoj të arrijmë objektivin ‘ , ka thënë ai, duke shtuar se: ‘ Liria e ka vendin në elitë dhe atë do ta arrijë ‘. Elshani, tha se në këtë mjedis, e ndjen veten si në shtëpi, pasiqë njehë shumicën e futbollistëve që do t’i ketë në krahë.
I lumtur për kalimin te Liria, u shpreh dhe portieri Amrush Bujupi.
‘Jam i kënaqur me kalimin te Liria, pres të dëshmoi cilësi dhe synoj suksese me klubin ‘ , tha ai, thuhet ne njoftim.