09-02-2026

Liria e konfirmon largimin e trajnerit, Leci

KF”Liria” ka konfirmuar se trajneri i ekipit të parë, Liridon Leci, është larguar nga drejtimi i skuadrës, raporton Gazeta e Prizrenit, raporton Gazeta e Prizrenit.

Mund të jetë një imazh i futboll dhe teksti që thotë "WPA FALEMINDERIT LIRIDON LECI"
Ky reagim vjen pas rezultatit të dobët të Lirisë dje, kur ekipi prizrenas u mposht si vendas nga Trepça ’89 me rezultat 1:4. Nga pakënaqësia, tifogrupi prizrenas “Arpagjik’t” hodhi mjete piroteknike në fushë, duke bërë që ndeshja të ndërpritej disa herë.
 “FC Liria shpreh mirënjohjen më të thellë për përkushtimin, punën e palodhur, kontributin dhe profesionalizmin që trajneri Leci ka treguar gjatë gjithë periudhës së tij në klub. I urojmë suksese të shumta në të ardhmen, si në aspektin personal, ashtu edhe në karrierën profesionale. Në ditët në vijim, klubi do të njoftojë mbi hapat e mëtejshëm në drejtimin e skuadrës” – thuhet në njoftimin e klubit. /  Gazeta e Prizrenit

Asnjë koment

Comments are closed.