Liria, ekipi me goldallimin më të dobët në vjeshtë
Pjesa e parë e sezonit në Superligën e futbollit përfundoi në fundjavën që shkoi dhe tash është koha për t’i bërë llogaritë.
Goldallimi më të keq, ky epitet i takon ekipit të Lirisë.
Bardhezinjtë e kanë golaverazhin -19, që në mesatare i bie se në çdo ndeshje e kanë nga një gol më shumë të pësuar.
Jo mirë për prizrenasit, të cilët i pret punë mjaft e vështirë në pranverë për ta siguruar eventualisht mbijetesën.
Ata i kanë shënuar 13 gola dhe i kanë pësuar 32.
Goldallim të dobët ka edhe Fushë Kosova, 12:29 (-17).
Këto dy skuadra i zënë dy pozitat e fundit në tabelë dhe shihen me më pak gjasa për të mbijetuar. /Gazeta Express