Liria fiton ndaj Drenasit
Skuadra e Lirisë së Prizrenit, të shtunën para shikuesve të vet ka mposhtur skuadrën e Drenasit me rezultat 2:1.
Deri sa portat nuk u preken për më shumë se 80 minuta, në fund të takimit rrjetat u tunden tre herë.
Prizrenasit shënuan përmes qendërsulmuesit, Astrit Berisha në minutën e 84-të, ndërsa dyfishuan epërsinë tre minuta më vonë përmes Prince Tijuezes.
Krejt në fund të takimit, mysafirët ia dolen të shënojnë golin e nderit në përballjen e sotme në kuadër të javës së 26 të ligës së parë të Kosovës në futboll.