Liria fiton ndaj KEK-ut si mysafire
Skuadra e Lirisë së Prizrenit, sapo ka arritur edhe një fitore të rëndësishme, duke mposhtur KEK-un në Kastriot me rezultat bindës 3:0 në kuadër të javës së XVI-të të IPKO Superligës së Kosovës në futboll.
Pjesa e parë u mbyll me rezultat 0:2 për Lirinë me golat e , Robert Gjeraj dhe Blendi Memaj, ndërsa goli i fundit u shënua në minuten e 66-të të takimit nga sulmuesi shtatlartë, Fatih Karahoda.
Kjo ishte edhe fitorja e parë e trajnerit italian, Alberto Vinçenco Anesse, i cili sot zyrtarisht debutoi në pankinën e prizrenasve.
Me këtë fitore, skuadra e Lirisë ka arritur të grumbulloj 19 pikë , dhe aktualisht ndanë poziten e 9-të në tabelën e klasifikimit me pikë të njëjta me skuadrën “ Trepça 89”.
Në ndeshjen e fundit të stinorit, javën në vijim, Liria e pret në “ Përparim Thaçi”, rivalin e vështirë nga Drenasi, Ferronikelin./tvprizreni