Liria humb nga Flamurtari
Flamurtari ka fituar 1 me 0 ndaj Lirisë në xhiron e 27-të të Superligës për të ngjallur shpresat për mbijetesë.
Skuadra prishtinase fitoi me golin e vetëm të shënuar nga Shend Kelmendi.
Në tabelë, Flamurtari është i nënti me 32 pikë, aq sa ka edhe Ballkani në pozitën e tetë, e që siguron direkt mbijetesën. Pozitat 9 dhe 10 shkojnë në barazh.
Liria është e 11-a me 24 pikë dhe është buzë rënies nga liga. Më ketë humbja e Liria e ka bërë edhe më të vështirë qëndrimin në Superligë, duke rrezikuar rënien në një nivel më të ulët.
Në xhiron e njëjtë Drita dhe Drenica kanë ndarë pikët me barazimin 2 me 2./koha.net