25-11-2024

Liria i drejtohet Gjykatës Themelore dhe Kushtetuese, kërkon shfuqizimin e vendimit të FFK-së

KF Liria është e pakënaqur me vendimin e FFK-së për ta ndërprerë Ligën e Parë dhe dy vendet e para të ngjiten në Superligë edhe pse kishte 10 ndeshje për tu zhvilluar.

Ajo e ka dërguar lëndën në Gjykatën Kushtetuese dhe shpreson që vendimi të jetë në favor të tyre.

 

I kontaktuar nga Sinjali Sportiv, sekretari i klubit të Lirisë, Bashkim Kajdomçaj tha se klubi ka bërë ankesë në Gjykatën Kushtetuese dhe atë Themelore.“Po kemi bërë ankesë jo vetëm në Kushtetuese, por edhe në Gjykatën Themelore, Divizioni për çështje cvile. Pastaj lidhur me shkeljet e pretenduara dhe dëmet që na janë bërë, kemi njoftuar edhe
MKRS dhe MSh, përkatësisht ministren Dumoshi dhe ministrin Zemaj,
ku kemi kërkuar në bazë të njoftimit të tyre të përbashkët, lidhur me fillimin e aktiviteteve dhe garave, i njëjti të respektohet nga ta, dhe që FFK, të zhbllokojë këtë situatë që ne si në aspektin sportiv dhe material na ka shkaktuar dëme” – theksoi Kajdomçaj.

Liria ka kërkuar që të zhbëhet vendimi i 27 majit dhe të mirret një vendim i ri.

“Kemi kërkuar dhe kërkojmë reflektim ashtu që të merret një vendim i ri që e zhbënë atë të datës 27 maj ku erdhi suspendimi i Ligës së parë. Besojmë që jemi dëmtuar shumë, ngase në garë kanë qenë edhe dhjetë javë, përkatësisht 30 pikë, nga të cilat si klub që ishim riorganizuar mjaft mirë, pas disa ndryshimeve në fillim vit, në kuadrin drejtues të klubit, të arrinim cakun” – u shpreh sekretari i klubit nga Prizreni.

 

 

 

Asnjë koment

Comments are closed.