Liria kundërpërgjigjet ndaj PDK-së në Prizren, e kërcënon me padi në Gjykatë
Klubi i Futbollit “Liria” përmes një reagimi i është kundërpërgjigjur Degës së PDK-së në Prizren, duke e vlerësuar komunikatën saj si fyese, dhe me përmbajtje të pavërteta, fyese dhe shpifje.
Në reagimin e tyre madje paralajmërohet edhe padi në Gjykatën Themelore, në mënyrë që të ballafaqohen faktet dhe të kërkohet e drejta.
Në vazhdim reagimi i plotë i KF “Liria”:
“Sot në disa medie lokale dhe portale, Partia Demokratike e Kosovës, Dega në Prizren, ka dalë me një komunikatë për medie, për siq thuhet: “shqetësimet për zhvillimet e fundit në sportin prizrenas, e në veçanti për klubin “Liria”,…”
Komunikata është tërësisht fyese dhe përmban shpifje e të pavërteta, për faktin se:
-nuk është e vërtetë që lojtarët janë pa paga, për dijenin e opinionit, asnjë pagë KF “Liria”, si ka borgj as futbollistëve e as anëtarëve tjerë të klubit.
Kur është fjala tek borgji, ne si menagjment i ardhur pas zgjedhjeve të rregullta, kemi trashëguar një borgj total prej mbi 150.000 eurosh, të trashëguar nga ish partiakët Tuaj (PDK-s), që shumica tyre ishin pjesë e ish menagjmentit të KF “Liria”. Klubi është gjetur nga ne me 2 (dy) futbollistë i shkapërderdhur, pasojat e të cilit po i vuajmë edhe sot.Ne, kemi shlyer 65.000 euro borgj , I trashëguar nga ish menagjmenti, që sot po derdhin lotë krokodili për klubin e qytetit.I bëjmë thirrje organeve të hetuesisë, që të marrin masa ndaj keqpërdoruesve (ish menagjmenti), materialet për të cilat janë në zyrën e kryetarit të Komuns, z.Mytaher Haskuka dhe asamblesitëve të Komunës.
-nuk është e vërtetë se është pa trajnerë, deri me dt.01.03.2019 kryetrajner ka qenë italiani z.Annese, por shkaku i rezultateve, me marrëveshje të dyanshme, është ndërprerë bashkëpunimi. Kjo ngjanë në tërë rruzullin tokësor, ku ka shkarkime trajnerësh edhe më eminete. Ndërsa, pas tij në detyrën e kryetrajnerit, është zgjedhur me dt.03.03.2019, trajneri i mirënjohur prizrenas, që edhe udhëheq me U-21, Erdogan Celina, nga i cili presim rezultate ne dhe opinion futbolldashës i Prizrenit,
-është e vërtetë që në detyrën e kryetarit ka ardhur një ish punonjës i KEDS-it, por që nuk është larguar nga aty, për siq thuhet:’keqpërdorim detyre’, por shkaku i mbarimit të kontratës. Ndërsa, kryetari aktual, z.Ilijaz Ilijazi ëshët zgjedhur në Kuvendin zgjedhor të klubit, dt.18.06.2019 me vote të lirë e unanime, pa asnjë kundër dhe pa abstenim.
Kjo që po bënë PDK, Dega në Prizren (përmes komunikatës për medie) është tentim për politizim dhe ndërhyrje në KF “Liria”, e cila është e dënueshme nga UEFA , FIFA dhe vetë FFK.
Fare në fund, lidhur me shpifjet dhe fyerjet në adresë të menagjmentit dhe vetë kryetarit të klubit, do të ketë padi në Gjykatën Themelore dhe aty në ballafaqim faktesh, do të kërkohet e drejta”, thuhet në fund të kumtesës së KF Liria.