Liria mbetet pa futbollistin kryesor
Liridon Fetahaj nuk do të jetë pjesë e Lirisë edhe në stinorin pranveror.Lojtari që ka kontratë me Prishtinën ishte i huazuar te prizrenasit për t’u ndihmuar në vjeshtë, por ai do të kthehet te kryeqytetasit për t’u ndihmuar në ‘luftë’ për titull të kampionit dhe garën për Kupë, shkruan Gazetasheshi.com.
Gjithsesi, prizrenasit do të tentojnë që të arrijnë akordin me Prishtinën që Fetahaj të luajë edhe gjashtë muaj për Lirinë, por nevoja që kryeqytetasit të kenë fond sa më të pasur të futbollistëve për t’i ndjekur të dy frontet ka bërë që ata të llogarisin në sulmuesin e krahut.Një gjë të tillë e kanë konfirmuar zyrtarët e klubit të Prishtinës.
Krahas kësaj, Liria është ndarë edhe me gjashtë futbollistë tjerë, Denis Peposhi, Franqesko Lamaj, Gerald Tushe, Shpresim Fazlia dhe Muhamed Berisha, kurse Ramadan Kryeziut i ka përfunduar huazumi nga Ballkani.