Liria me dy përforcime
Përmes faqjes zyrtare e KF ” Liria”, njoftoi se ka bërë dy transferime nga jashtë.
Bëhet fjalë për një futbollist nga Brazili dhe një tjetër nga Liberia.
“Ata, kanë kaluar gjithë procedurat e kalimit, transfereve ndërkombëtare dhe në pranverë pritet të jenë mbështetje e madhe për skuadrën, krahas fondit ekzistues dhe prurjeve të mëhershme.
Skuadra e Lirisë, që nga e enjtja ndodhet në përgatitje në Durrës.
Kushtet e mira klimatike e qendrat stërvitore, kushtet që ofrojnë, bashkë me qëndrimin në Hotel ‘Bonita’, janë parakushte për punë dhe shpresë për suksese.
Lirisë i janë bashkuar në Durrës edhe prurjet e fundit:braziliani Igor Fellioe dos Santos dhe liberiani, Omega Roberts Alamadine.
Që të dy kanë qenë shënjestra të teknikut Naci Sensoy.
‘Kemi përmbyll me sukses prurjet nga jashtë.Me ardhjet e fundit, kemi përmbyll zbrazëtirat dhe jemi përforcuar dukshëm.Pres që tashmë këta të dëshmohen dhe të bëhen pjesë e rëndësishme e skuadrës, në luftë për të arrit objektivin’, ka thënë Sensoy.
Igor Fellipe dos Dantos, luan në pozitën e ëendërsulmuesit, ndërsa Omega Roberts Alamadine, në ate të mbrojtjes, në disa pozita.”, shkruhet në njoftimin e fundit nga faqja zyrtare e klubit prizrenas.