Liria me start të dobët, Baldedaj shtron dilemën se kah po shkon klubi i prizrenasve
Klubi i futbollit “Liria”, sot ka barazuar në Prizren, në lojë kundër Istogut, me rezultat 1 : 1, përkundër që mysafirët nga minuta e 55, përkatësisht 75 luajtën me dy futbollistë më pak, raporton Gazeta e Prizrenit.
Liria nuk ka treguar performancë të mirë as në dy ndeshjet e para, të cilat shumëkush i ka vlerësuar si lojëra për turp.
Ndaj kësaj gjendje në klubin tashmë të privatizuar, por të përkrahur financiarisht edhe nga Komuna e Prizrenit, ka reaguar ish-kuvendari Ilir Baldedaj, i cili përmes një postimi në “facebook” ndër të tjera ka parashtruar dilemën se kah po shkon Liria, dhe nëse klubi i zemrës së prizrenasve, do ta përjetojë fatin e ekipit të “Besës” së Pejës, që u shua pas privatizimit.
Postimi i Baldedajt: