Liria sot fitoi nga Flamurtari 1:0 në ndeshjen që u zhvillua në stadiumin “Përparim Thaçi” në Prizren, shkruan “GazetaePrizrenit.net”.
Kjo është fitorja e dytë radhazi pas triumfit në Gjilan.
Me rezultatin e barabartë 0:0 përfunduan 45 minutat e para të kësaj sfide.
Në minutën e 67-të, Fatih Karahoda doli bukur përballë portierit dhe me lehtësi shënoi për 1:0.
Pas kësaj fitore, Liria ngritet në tabelë në pozitën e 10-të me 16 pikë, ndërsa Flamurtari mbetet e pesta në tabelë me 22 pikë./GazetaePrizrenit.net/