25-09-2025

Liria përcakton kryetrajner të ri

KF Liria njofton se trajneri Liridon Leci i është bashkuar ekipit si kryetrajner, përcjell Gazeta e Prizrenit

Leci karrierën e tij si trajner e ka nisur te Flamurtari, ndërsa ka drejtuar edhe Rahovecin dhe shpresat e Ferizaj!

Si ish-lojtar, ai numëron tituj kampioni dhe përvojë të çmuar ndërkombëtare.

“Me ardhjen e tij, synojmë të konkurrojmë denjësisht në garat elitare, duke shpresuar në rezultate pozitive dhe paraqitje të mira për kënaqësinë e tifozëve tanë”./ GeP

 

Asnjë koment

Comments are closed.