24-11-2024

Liria pëson debakël nga Llapi në Prizren

Liria është demoluar në stadiumin e saj ‘Përparim Thaçi’, pasi në ballafaqim me Llapin ka pësuar humbje 4:0, shkruan “GazetaePrizrenit.net”.

Pjesa e parë përfundoi me rezultat 1:0, kur Ahmed Januzi shënoi në minutën 36’. Ai përsëri e hapi serinë e golave për Lapin, pretendent për titull të kampionit, duke shënuar golin e dytë në min.76’.  Shënimi i këtij goli shkaktoi pakënaqësi tek shikuesit prizrenas, disa prej të cilëve filluan ta lëshojnë stadiumin.

Ndërkohë që për mysafirët shënuan edhe Remzifaik Selmani (80’) dhe Hamdi Namani (84’)

Pas pushimit prej gati dy javësh shkaku i ndeshjeve kualifikuese të kombëtareve për Euro 2020, IPKO Superliga e Kosovës, sot janë zhvilluar dy ndeshje të javës së 24-të.

Me këtë humbje Liria, që po lufton për mbijetesë e ka  vështirësuar edhe më tepër pozitën e saj. Ajo tashmë me një ndeshje më shumë radhitet në vendin e 11-ë të parafundit, me 24 pikë, apo vetëm 1 më pak se Ferizaj që është para saj.

Ndeshja u zhvillua nëpër një mot të mirë, dhe me rreze dielli./GazetaePrizrenit.net

 

Asnjë koment

Comments are closed.