Liria pëson humbje, eliminohet nga Kupa
Ka përfunduar në stadiumin “ Përparim Thaçi” në Prizren, ndeshja e vlefshme për 1/8 e finales së Kupës së Kosovës në futboll ndërmjet Lirisë dhe Llapit nga Podujeva, e cila përfundoi me rezultat 2:3 në favor të mysafirëve.
Përkundër faktit se vendasit kaluan në epërsi të parët përmes Liridon Fetahaj nga penalltia, mysafirët ia dolen që të përmbysin rezultat qysh në pjesëlojen e parë të takimit duke shënuar dy gola.
Mysafirët gjithashtu shënuan edhe në fillim të pjesës së dytë të takimit, ndërsa vendasit ia dolen të ngushtojnë rezultatin në fund të ndeshjes.
Ndryshe, skuadra llapjane është fitues aktual i Kupës së Kosovës në futboll.