Liria pëson humbje në Gjilan, ndërsa Ballkani barazon në Besjanë
Liria e Prizrenit humbi sot nga Drita në Gjilan me rezultat prej 2:0, shkruan “GazetaePrizrenit.net”.
Golat e fitores për Dritën në pjesën e dytë i shënuan Shaqiri e Haxhimusa.
Me këtë humbje Liria radhitet në vendin 11 me 24 pikë, ndërsa Drita në vendin e katërt me 38 pikë.
Në anën tjetër, Ballkani i Suharekës ka barazuar si mysafirë në Besjanë 1:1 ndaj Llapit.
Ballkani e nisën mirë takimin duke kaluar në epërsi në minutën e pestë përmes Topallit, ndërsa shifrat i barazoi Mentor Zhdrella në minutën e 84 duke shënuar nga penaltia.
Ballkani tashmë radhitet në vendin e gjashtë me 29 pikë.
Ndeshjet janë zhvilluar në kuadër të xhiros së 23 të Superligës së Kosovës në futboll./GazetaePrizrenit.net/