Zhvillime në KF Liria – a është shkarkuar trajneri?
Klubi i futbollit Liria ka ndarë rrugët me trajnerin Liridon Leci, i cili është shkarkuar nga posti i kryetrajnerit të skuadrës.
Ky vendim vjen pas humbjes së thellë që Liria pësoi sot ndaj KF Trepça 89, duke u mposhtur me rezultat 1:4 në stadiumin “Përparim Thaçi”.

Ndryshe, Leci ishte emëruar kryetrajner i Lirisë në shtator të vitit të kaluar.

Megjithatë, shkarkimi ende nuk është konfirmuar zyrtarisht nga klubi prizrenas, ndërsa pritet që në ditët në vijim të ketë një reagim apo njoftim zyrtar lidhur me këtë çështje./tv Prizreni


