Liria sonte pësoi humbje të thellë 3 me 0 nga Prishtina, në stadiumin “Fadil Vokrri”, në ndeshjen e fundit të javës së 25-të të elitës sonë të futbollit.
Ergyn Ahmeti shënoi golin e parë në minutën e 36-të, ndërsa një tjetër dygolësh e realizoi Meriton Korenica. Ky ishte goli i tij i gjashtë në tri ndeshjet e fundit për “Plisat”.
Pas kësaj ndeshje Liria vazhdon të qëndrojë e parafundit në tabelë me 24 pikë.
Prishtina me 56 pikë është e dyta në tabelë me tri pikë prapa liderit.
Kjo është humbja e tretë radhazi e Lirisë, ndërsa e dyta e thellë, pasi javën e kaluar në Prizren humbi nga Llapi 0:4. /GazetaePrizrenit.net/