Liria sot e ka trenin e fundit për Superligë
Skuadra e Prizrenit Liria,sot do të ballafaqohet me Flamurtarin në stadiumin Fadil Vokrri në kuadër të javës së 27-të.
Dy skuadrat po luftojnë për ekzistencë, me kuq e zinjtë që janë në vendin e 9-të me 29 pikë, ndërsa Liria e 11-ta me 24 pikë.
Liria vjen në këtë ndeshje nga një seri prej 4 humbjeve të njëpasnjëshme, proces në të cilin nuk ka shënuar asnjë gol.
Ndeshja me Flamurtarin mund të jetë treni i fundit për ekipin prizrenas që të luftoj për të qenë në barazh.
Ky duel zhvillohet sot nga ora 15:30.