20-09-2025

Liria turpërohet në Prishtinë

2 Korriku ndal Lirinë, vjen fitorja e parë pas 7 humbjeve radhazi

Skuadra e 2 Korrikut ka befasuar sot duke mposhtur Lirinë me rezultat 3-0, në kuadër të Ligës së Parë.

Për ekipin prishtinas kjo ishte fitorja e parë pas 7 humbjeve rresht, duke i dhënë fund një serie zhgënjyese në kampionat.

Nga ana tjetër, Liria, që shihet si një prej pretendentëve kryesorë për rikthim në Superligë, ka zhgënjyer sërish me një paraqitje të dobët dhe rezultat që e largon nga objektivat e saj kryesore.

Kjo disfatë ka sjellë pakënaqësi te tifozët prizrenas, të cilët prisnin më shumë nga skuadra e tyre në këtë sezon. /#duelisportiv

Asnjë koment

Comments are closed.