Liria vazhdon dështimet, barazon me Istogun në Prizren
Klubi prizrenas i futbollit, “Liria” ka barazuar në stadiumin e qytetit, në lojë me Istogun, me rezultat 1 : 1.
Kësisoj as në ndeshjen e tretë të këtij edicioni. Liria nuk arriti të shënojë fitore, pas humbjes në Rahovec dhe pas barazimit me Drenasin.
Do theksuar se nga minuta e 55 Istogu luajti me një futbollist me pak.
Për më keq në 15 minutat e fundit mysafirët luajtën me dy futbollistë më pak, por megjithatë morën pikë në Prizren.
A është ky një turp, kur dihet rezultati me Istogun, të cilin Rahoveci e mundi si mysafirë?!