Lirohen zyrtarët e “Telekomit”, pas intervistimit në Polici
Pas më shumë se 10 orëve, janë liruar katër persona, zyrtarë të Telekomit të Kosovës.
Burime të “Indeksonline” mësojnë se Armend Osaj, Isa Smalaj, Fatmir Tërnava si dhe Naim Gashi janë liruar në procedurë të rregullt pas intervistimit në stacionin e policisë në Prishtinë.
Ndryshe, Policia e Kosovës ka kryer një aksion mëngjesin e sotëm në objektin e “Telekomit” të Kosovës.