23-11-2024

Lirohet Dervish “Milici” pas akuzave për krime lufte, banorët e Klinës rrëfejnë tmerrin që kanë përjetuar

Gjykata liron nga paraburgimi Dervish Krasniqin, i dyshuar për krime lufte, banorët e Klinës të pakënaqur me vendimin.

Është vetëm njëra nga takimet e hidhura që ish mësimdhënësi Sheremet Pantina ka pasur me Dervish Krasniqin, i njohur si Dervish Milici.

Atëkohë sipas Pantinës, Krasniqi punonte si agjent i shërbimit sekret serb, e veprimtaria e tij mbulonte rajonin e Klinës.

Pas kësaj here, ish mësuesi i fizikës nga fshati Gllarevë thotë se prej përfundimit të luftës çdo ditë ka takuar Krasniqin, që vazhdon të jetojë në Klinë.

Njëri nga fshatrat ku Krasniqi dyshohet se ka ushtruar dhunë e ka torturuar shqiptarë gjatë luftës, është Ujmiri.

Atje, njëri nga banorët tregon një nga rastet, kur shqiptari që i shërbente regjimit serb, i pati shkuar i armatosur në shtëpinë e tij.

Edhe kryetari i fshatit Ujmir, Xhavit Shala pohon se banorët këtu e njohin mirë Krasniqin dhe veprimtarinë e tij gjatë luftës.

Por, këto e dëshmi të tjera nuk i janë dukur të mjaftueshme organeve të drejtësisë, që Dervish Krasniqin ta mbajë prapa grilave.

I njëjti të hënën është liruar nga Paraburgimi, me kërkesë të prokurorit special.

Ky veprim, sipas banorëve që me sytë e tyre kanë parë aktivitetin e Krasniqi, është shtrembërim i drejtësisë.

Aktualisht, Dervish Krasniqi i lindur në një fshat të Deçanit jeton në një banesë në qendër të Klinës.

Gjatë të martës aty nuk po qëndronte askush.

T7 ka tentuar të kontaktoj edhe me mbrojtjen e tij, po një gjë er tillë ka qenë e pamundur.

Dervish Krasniqi u arrestua më 2 tetor të këtij viti, nën dyshimet se ka kryer  krime lufte./GE

Asnjë koment

Comments are closed.