Lirohet edhe sot nafta, publikohen çmimet e derivateve për 24 orë
Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë ka publikuar çmimoren e re të karburanteve e cila do të jetë valide për 24 orë, raporton Gazeta e Prizrenit.
Përmes një njoftimi në faqen zyrtare në Facebook bëhet e ditur se:
çmimi maksimal i naftës është 1.60 euro,
benzina është 1.35 euro.
Krahasuar me dje, nafta është liruar për 2 cent.
Kurse çmimi maksimal i lejuar i produktit të gasit është 0.75 euro.