24-11-2024

Lirohet kameramani në Suharekë

Është liruar kameramani i Ekonomia Online, Albion Selitaj që u arrestua në Suharekë nga Policia e Kosovës gjersa ishte duke xhiruar në sallën ku mbahej takimi mes ndërrmarrjes AgroKosova Holding dhe AKP-së.

Kështu ka konfirmuar për Indeksonline zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Prizrenit, Vesel Gashi.

Gashi për Indeksonline thotë se i njëjti ishte shoqëruar në stacion policor, pasi ka penguar personat zyrtar në kryerjen e detyrave.

Gashi tregon që kameramanit i është tërheq vërejtja disa herë.

“Është shoqëruar në stacion policor nën dyshimin se ka pengu personat zyrtar në kryerjen e detyrave edhe pse i është tërheq vërejtja disa herë. Pas intervistimit me urdhër të Prokurorit është liruar në procedurë të rregullt”.

Asnjë koment

Comments are closed.