Lirohet nga burgjet e Serbisë ish-pjesëtari i UÇK-së nga Hasi, Avni Qenaj
Është liruar ish-pjesëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Avni Qenaj, nga Romaja e Hasit, raporton Gazeta e Prizrenit.
Qenaj ishte arrestuar në nëntor të vitit të kaluar në vendkalimin kufitar Merdare, nga policia serbe. Pas arrestimit, ai ishte mbajtur për një periudhë kohore në burgun e Beogradit.

Familja dhe miqtë e tij e kanë pritur lirimin me lehtësim të madh. Serbia pas luftës ka arrestuar disa persona me të njëjtin arsyetim / Gazeta e Prizrenit.

