Lirohet nga paraburgimi prokurori Beqë Shala
<hËshtë liruar nga paraburgimi Prokurori i Departamentit të Përgjithshëm në Prokurorinë Themelore në Prizren, Beqë Shala, dhe i është caktuar masa e arrestit shtëpiak.

Rudari thotë se gjykata ka vlerësuar se nuk janë përmbushur më kushtet ligjore për t’ia vazhduar masën e paraburgimit.

Më 6 nëntor, Gjykata e Apelit përmes njoftimit pati bërë të ditur se ka lënë në fuqi vendimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë, e cila ia kishte caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 ditësh prokurorit të suspenduar, Beqë Shala i dyshuar për marrje ryshfeti.
Ndaj vendimit të Themelores për caktim paraburgimit, kishte ushtruar ankesë mbrojtja e Shalës.
Më 27 tetor, Shala ishte është arrestuar në vendin e tij të punës nën dyshimin se ka kryer veprën penale “Marrje ryshfeti”.
