24-11-2024

“Liroma tavolinën”, Gani Geci tregon se si e përzuri Vjosa Osmani nga kafiteria

Ish-anëtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Gani Geci, ka rrëfyer se si, sipas tij, është përzënë nga tavolina e kafiterisë ku po qëndronte ish-kandidatja për kryeministër e kësaj partie, Vjosa Osmani, me kryetarin aktual, Isa Mustafën.

Geci, i ftuar në emisionin ‘Pressing’ në T7, ka sqaruar se si ka ndodhur ngjarja kronologjikisht, shkruan Gazeta Express.

“Në vitin 2014, kur Hashim Thaçi dilke edhe nëpër ara me mbledhë vota, Isa Mustafës i patëm shku me 20 mi nënshkrime. Shkova te një kafiteri mu ulë me Isa Mustafën, në anën e djathtë ish kanë Vjosa Osmani e Ismet Beqiri e Vlora Dumoshi. E pashë krejt rastësisht, Unë s’jom ardhë me ta liru tavolinën. Unë neser e thrras grunë teme, se unë s’merrna me gra. Qaq fortë e mbrojke Isa Mustafën në atë kohë, që unë nuk bojsha me iu afru me folë me to”, ka deklaruar Geci.

Ai ka thënë se të gjitha këto Osmani i bëri për shkak që të arrijë t’i bashkangjitet Vetëvendosjes.

Asnjë koment

Comments are closed.