Lladrovci e quan Aleksandar Vuçiqin “djali i Fahriut”
Presidenti i Serbisë, njëherësh komandant suprem i ushtrisë serbe, Aleksandar Vuçiq, do t’i vizitojë njësitet ushtarake serbe në Zonën e Sigurisë Tokësore dhe në jugun e Serbisë gjatë 72 orëve të ardhshme. Ai më këtë rast do të qëndrojë vetëm 5 kilometra larg Kosovës.
Ndaj këtij veprimi ka reaguar kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladovci, duke e quajtur Vuçiqin “djali i Fahriut”.
“Eu bre! I biri i Fahriut po don i pari me ardhë e me ia urue ushtrinë Presidentit Thaçi. Kadal bir, kadal, këtu kemi rend!”, ka shkruar Lladrovci në Facebook./Express