25-11-2024

Llapi për pak e zë “trenin” , Malishevës i lodhen “meshkujt”

Kanë përfunduar edhe dy ndeshjet e fundit të javës së 30-të në Superligën e Kosovës.

Llapi u kthye te fitorja duke triumfuar me shumë vështirësi ndaj Fushë Kosovës.

Ndeshja e luajtur në stadiumin “Zahir Pajaziti” përfundoi me rezultatin 1:0.

Golin e fitores për llapjanët e realizoi Ilir Krasniqi (90+2’), teksa vlen të theksohet se paraprakisht humbi një penallti Muhamet Hyseni.

Fushë Kosova mbetet në pozitën e parafundit (9) me 20 pikë të grumbulluara.

Te fitorja sot u rikthye edhe Prishtina, duke triumfuar minimalisht ndaj Malishevës në “Liman Gegaj”.

Hasan Hyseni (68’) realizoi golin e fitores për prishtinasit.

Vlen të theksohet se vendasit luajtën me një futbollist më pak nga minuta e 71-të, kur nga loja me karton të kuq u përjashtua Rilind Haziraj.

Prishtina pas kësaj fitore ka 43 pikë në pozitën e pestë, kurse Malisheva mbetet e katërta me 52 pikë. /Gazeta Express/

Asnjë koment

Comments are closed.