20-10-2024

Lojtarët e Ballkanit morën kartolina motivuese nga Xhebrailat para derbit të qytetit (FOTO)

Tifozët e kampionëve të Kosovës zgjodhën një mënyrë unike për t’i motivuar futbollistët e Ballkanit.

“Xhebrailat”, i dërguan te hoteli ku ishte grumbulluar skuadra, disa kartolina me mesazhe motivuese për lojtarët, para derbit të së dielës kundër Suharekës, raporton Klankosova.tv

“Ti je kampion dhe i tillë zbret çdo herë në fushë, duke bërë krenar çdo tifoz” shkruhej në njërën prej tyre.

Në një kartolinë tjetër ata u munduan t’ua largojnë presionin futbollistëve, duke i thënë se rezultati në fushë nuk është primar, por angazhimi.

“Për ne tifozët rezultati nuk është gjithçka, për ne ka rëndësi kur ti gjithmonë e jep maksimumin. Na ke prapa gjithmonë”.

Më poshtë mund t’i shikoni disa prej mesazheve të tyre, të cilat lojtarët e liderit të Superligës, i gjetën në dhomat e hotelit ku qëndronin.

Futbollistët Ballkanit motivohen në mënyrë të veçantë para derbit kundër Suharekës

Ballkani i mposhti sot rivalët e qytetit me rezultat 1-0, dersia goli i vetëm u realizua nga Bleart Tolaj.

Asnjë koment

Comments are closed.