Disa lokalitete të komunës së Prizrenit, sot do të ketë mungesë të furnizimit me ujë të pijes deri në 6 orë. Kjo për shkak të ndërprerjes së planifikuar të energjisë elektrike nga ana e KEDS-it si rezultat i punimeve të planifikuara, shkruan “GazetaePrizrenit.net”.
KRU Hidroregjioni Jugor sh.a. Prizren ka njoftuar konsumatorët se me datën 25.10.2018 nga ora 10:00 deri në orën 16:00 në disa zona do të ketë ndërprerje të ujit.