Lumir Abdixhiku nuk do të jetë ministër në qeverinë Hoti, edhe Anton Quni i pakënaqur
Emri i ministrit të Infrastrukturës dhe Ambientit, Lumir Abdixhiku, është përmendur të jetë pjesë edhe e kabinetit të qeverisë Hoti.
Por siç ka mësuar KOHA, Abdixhiku, nuk po pranon të marrë post në qeverinë e mundshme LDK-AAK-NISMA-Pakicat. Vendimin që të mos jetë pjesë e kësaj qeverie Abdixhiku ia ka bërë të ditur LDK-së, në mbledhjen e kryesisë së partisë.
“Abdixhiku dje në mbledhje të kryesisë e ka bërë të ditur që nuk e ka në plan të jetë pjesë e kësaj qeverie”, ka thënë ky burim.
Abdixhiku ka qene kundërshtar i Qeverisë PAN. KOHA ka tentuar ta kontaktojë Abdixhikun por nuk ka arritur. Sipas burimeve, në mbledhjen e djeshme pakënaqësi për këtë koalicion kanë pasur edhe Gazmend Muhaxheri, Imri Ahmeti dhe Anton Quni.