Lutfi Haziri kandidat për kryeministër, Vjosa Osmanit i premtohet Ministria e Jashtme
Avdullah Hoti duket se ka pritur se do të jetë kandidati kryesor për të dytën herë në listën e LDK-së për kryeministër të Kosovës, mirëpo kjo nuk do të ndodhë.
Isa Mustafa së bashku me kryesinë e ngushtë ka vendosur që Hoti më mos të jetë kandidat për këtë pozitë, atij sërish pritet t’i lihet ndonjë pozitë në Kuvend apo në Qeveri nëse këta të fundit fitojnë në zgjedhjet e parakohshme.
Metro mëson se kandidati potencial për kryeministër do të jetë Lutfi Haziri, kështu është mësuar pas vendimeve të brendshme të kryesisë së LDK’së.
Po ashtu për këtë pozitë është folur edhe emri i Vjosa Osmanit, mirëpo asaj ju është premtuar që të jetë shefe e diplomacisë së Jashtme të Kosovës.
Kujtojmë se sot Isa Mustafa ka shkruar sot në faqen e tij në Facebook se Kuvendi Zgjedhor i LDK-së i bashkoi të gjitha gjeneratat dhe ashtu do të hyjnë në zgjedhje.