LVV-ja me një deputet më pak, njëri prej tash do të veproj si i pavarur
Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Haki Abazi ka njoftuar ditë më parë se ka ndarë rrugët me Vetëvendosjen.
Këtë veprim ai e ka ndërlidhë me pranimin e planit franko-gjerman.
Abazi ka akuzuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti se në takimin e 27 shkurtit ka pranuar “Zajednicën”
Por, si do ta vazhdoj rrugëtimin e tij në Kuvendin e Kosovës?
I kontaktuar nga IndeksOnline, Abazi ka thënë se do të veproj si deputet i pavarur.
Ai ka thënë se momentalisht është në ShBA dhe po sa të kthehet do ta njoftoj administratën e Kuvendit për këtë lëvizje./IO