25-11-2024

LVV me propozim për kryesues të Kuvendit të Prizrenit

Këtë të enjte pritet të bëhet zgjedhja e Kryesuesit të Kuvendit të Prizrenit.

PDK-ja ka njoftuar se e ka propozuar Antigona Bytyçin për këtë pozitë, duke thënë se vendimi është marrë në unanimitet të plotë. Por, siç ka marrë vesh 04 Online, kandidatja e propozuar e PDK-së do të ketë edhe një kundërkandidat nga LVV-ja.

Në bazë të burimeve brenda LVV-së, 04 Online ka mësuar se ky subjekt politik dje ka mbajtur mbledhje me ç’rast është vendosur unanimisht që për kryesues të propozojnë kuvendarin, Adem Shabanaj.

Deri më tani asnjëri grup politik nuk ka dashur të tregoj se a i kanë siguruar votat e mjaftueshme për të zgjedhur kryesuesin, derisa LVV-ja ka numrin më të madh të kuvendarëve, gjithsejt 12./04 Online

 

Asnjë koment

Comments are closed.