LVV në Prizren premton rikthimin e shujtave për nxënësit, kritika pushtetit lokal për ndërprerjen e tyre
Kandidati i LVV-së për Kuvendin Komunal në Prizren, Edon Muçaj, ka premtuar se nëse partia e tij merr besimin e qytetarëve, do të rikthehen shujtat ditore për nxënësit e shkollave fillore.
Postimi i plotë i Edon Muçajt
Që katër vite, qeverisja lokale në Prizren ua ka ndalur shujtat nxënësve tanë. ⛔️
Katër vite ku fëmijët u privuan nga një mbështetje e vogël, por me rëndësi të madhe. ⚠️
Një shujtë nuk është vetëm ushqim, është motivim, barazi, është kujdes për gjeneratat që po rriten. 🚸
Ne nuk e pranojmë këtë padrejtësi! 🚫
Së bashku do të e sjellim këtë ndryshim! 🧡